Dua Lipa pa reçipeta rrugëve të Berlinit, ndërsa vazhdon turneun e saj evropian “Future Nostalgia”

0
Dua Lipa pa reçipeta rrugëve të Berlinit, ndërsa vazhdon turneun e saj evropian “Future Nostalgia”
Gjigandi

Ajo ka nisur turneun e saj evropian, “Future Nostalgia”.

Dhe Dua Lipa ishte pa sutjena teksa shfaqi kraharorin e saj me një fustan të shkurtër pranveror gjatë ditës së saj të pushimit në Berlin të mërkurën.

Këngëtarja, 26 vjeçe, kishte veshur një fustan me një printim lulesh të madh dhe të ndarë në pjesën e përparme, shkruan

DailyMail

.

RonaTyra

Dua dukej me stil si kurrë më parë, duke zgjedhur një palë taka të gjelbra me rripa dhe syze dielli drejtkëndëshe, mjaft elegante.

Flokët e saj të zezat ishin të stiluara në valë natyrale dhe për aksesorë, ajo kishte disa vathë me rrathë ari dhe një gjerdan të thjeshtë.

Interpretuesja e hitit “Love Again” mbante një xhaketë me stampa ngjyrë portokalli, ndërsa mbërriti në Boros Bunker në Mitte për të parë koleksionin e artit bashkëkohor.

Dua dukej në çdo centimetër të saj një sensacioni i muzikës pop, teksa performoi në qytet një natë më parë dhe do të performojë në ‘Lanxess Arena’ të Këlnit të enjten.

Këngëtarja u ngjit në skenën në ‘Mercedes-Benz Arena’ të Berlinit e veshur me një kostum rozë, të cilin e ka veshur në çdo koncert të turneut evropian.

Turneu i Duas, “Future Nostalgia” filloi në shkurt në Miami të Floridas, pasi u shty tri herë për shkak të pandemisë së vazhdueshme të coronavirusit.

Albumi i saj i dytë me titull “Future Nostalgia” u publikua në mars të vitit 2020 dhe fitoi tri çmime “Grammy” në Grammy Awards 2021.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu