Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë më shumë detaje rreth albumit të saj të ardhshëm, njëherësh të tretit në karrierë.
Këngëtarja nga Kosova ka shpalosur emocionet për këngët e radhës që po vijnë duke thënë se “50 për qind është e kryer”.
Ylli 26-vjeçar, i cili do të performojë këtë verë në festivalin e shumëpritur të muzikës “Lollapalooza”, foli për albumin e saj të tretë me Elton John në emisionin e tij “At Your Service”.
Dua thotë se këngët e reja ‘po e bëjnë të ndihet mirë’ duke shpjeguar tutje se ‘kanë filluar të marrin formë.
“Jam shumë e emocionuar për disa nga këngët e reja, kështu që është gjithmonë emocionuese kur pret me padurim për diçka”, tha Lipa, shkruan
Hola!
.
Këngëtarja u pyet më parë në lidhje me albumin e saj të ri, gjatë një interviste me
The Wall Street Journal
, duke pranuar se ajo “nuk po nxitonte” për të publikuar këngë të reja, megjithatë kishte “shumë prej tyre tashmë të realizuara” duke iu referuar albumit ende pa emër.
Krijuesja e hitit “Levitating” gjithashtu tha se kishte një vizion të qartë, “Mendoj për momentin. Ka qenë thjesht argëtuese duke eksperimentuar. Unë gjithmonë do të bëj muzikë pop, por ajo ka tingullin e vet unik, i cili është emocionues dhe diçka që ndjehet si një lëvizje nga Future Nostalgia”.
Nuk është sekret që Dua pati sukses të jashtëzakonshëm me albumin e saj të dytë “Future Nostalgia”, me fansat e këngëtares duke e cilësuar këtë si epokën e saj më të mirë deri më tani, teksa ka ende shumë detaje që nuk janë zbuluar.
Fansat gjithashtu po shikojnë drejtimin e mundshëm që do të marrë artistja, pas bashkëpunimit me Megan Thee Stallion.
/abc24.al/