Ajo aktualisht është në turne në ShBA në turneun e saj “Future Nostalgia”.
Dhe Dua Lipa i dhuroi të gjitha nga stili i swaj të premten mbrëma teksa u ndal në Las Vegas për një performancë spektakolare, shkruan
DailyMail
.
Këngëtarja 26-vjeçare theksoi çdo centimetër të figurës së saj të pabesueshme të trupit teksa merrte pjesë në “T-Mobile Arena”, e veshur me kostumin e verdhë.
Veshja e guximshme paraqiste një dekolte të hapur, ndërsa Dua veshi doreza të gjata që përputheshin me pamjen e saj.
Ajo gjithashtu kishte mbathur çizme me taka me majë të mprehtë, teksa mbante në duar mikrofonin e saj.
Dua i la flokët e saj të zeza të valë të lirshme, teksa kishte realizuar pak makijazh në fytyrën e saj.
Këngëtarja e hitit “Levitating” dha gjithçka gjatë performancës energjike, ndërsa ajo vërtitej rreth skenës duke interpretuar hitet e saj më të mëdha.
Dua u bashkua me kërcimtarë meshkuj të veshur me tuta blu dhe valltare femra me kostume blu.
Turneu – i cili është në mbështetje të albumit të saj të dytë me të njëjtin titull “Future Nostalgia” – është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë COVID-19, por më në fund filloi në Florida muajin e kaluar.
Artistes shqiptare iu bashkuan në koncert edhe artistet e reja Caroline Polachek dhe Lolo Zouai, si vokale përcjellëse.
Turneu është planifikuar të përfundojë në nëntor në Perth, Australi dhe po prodhohet nga Ceremony London, i promovuar nga Live Nation dhe i sponsorizuar nga Truly Hard Seltzer.
Ndërsa Dua po shijon një turne të suksesshëm, ajo njëkohësisht gjendet edhe në telashe, pasi është e paditur për këngën e saj “Levitating”, nga një grup i quajtur Artikal Sound System që kërkon të kërkojë fitimet nga kënga.
Grupi beson se ajo ka vjedhur këngën e tyre ‘reggae’ të vitit 2017, të titulluar “Live Your Life”.
Artikal Sound System ka emëruar gjithashtu label-in e Duas, Warner Records dhe të tjerë si të pandehur dhe po kërkojnë çdo fitim të bërë në këngë, plus dëmshpërblim.
/abc24.al/