Dua Lipa akuzohet nga grupi Artikal Sound System se “Levitating” është kopjuar nga kënga e tyre “…

0
Dua Lipa akuzohet nga grupi Artikal Sound System se “Levitating” është kopjuar nga kënga e tyre “…
Gjigandi

Dua Lipa po përballet me veprime ligjore nga grupi i zhanrit ‘reggae’, Artikal Sound System, të cilët pretendojnë se kënga e saj hit “Levitating” është kopjuar nga kënga e tyre e vitit 2017, “Live Your Life”.

Siç raporton TMZ, një padi e ngritur në gjykatën federale të Los Angelesit akuzon Lipën dhe labelin e saj, Warner, për shkelje të të drejtave të autorit.

Grupi thuhet se po kërkon çdo fitim të bërë nga “Levitating”.

Edhe pse padia përmban pak detaje rreth asaj se si dhe pse dyshohet se i ka kopjuar, duke thënë se të dy këngët ishin aq të ngjashme sa që “ka shumë pak gjasa që ‘Levitating’ të ishte krijuar në mënyrë të pavarur”.

RonaTyra

Rasti nuk ka sqaruar se përse grupi beson se Lipa vodhi këngën e tyre, por pretendon se ka ‘pjesë’ në ‘Live Your Life’.

Versioni origjinal i “Levitating” u shfaq në albumin e dytë të artistes “Future Nostalgia”, që u publikua në mars të vitit 2020.

Artikal Sound System u themelua si grup në vitin 2012 nga Chris Montague dhe Fabian Acuna, më vonë me anëtarët e tjerë si: Christopher Cope, bateristin Adam Kampf dhe vokalistin Logan Rex.

Muajin e kaluar, ndërkohë, u raportua se Lipa ka ndarë rrugët me kompaninë e saj të menaxhimit, Ben Mawson dhe TaP Management të Ed Millet.

Lajmi erdhi disa ditë pas turneut të saj në ShBA në mbështetje të “Future Nostalgia”.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu