Dafina Zeqiri dhe Muma më 7 mars publikojnë këngën e re “Dashni”

0
Dafina Zeqiri dhe Muma më 7 mars publikojnë këngën e re “Dashni”
Gjigandi

Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka nisur përgatitjet për projektin e ri muzikor.

Bëhet fjalë për një këngë të re që quhet “Dashni”, për të cilën ka bashkuar forcat me këngëtarin nga Shqipëria, Mumën.

Lajmi është njoftuar në një postim të shpërndarë në llogarinë e saj personale, Instagram.

“Dashni ft Muma. 7 mars”, ka shkruar ajo.

Ndonëse ka zbuluar datën e saktë të lansimit, ajo deri më tani nuk ka sjell ndonjë pamje nga prapaskenat e klipit.

RonaTyra

Dafina numëron një projekt të suksesshëm me Mumën të quajtur “Pa ty”, që deri më tani ka kaluar shifrën e 50 milionë klikimeve në platformën YouTube.

E njëjta ndërkaq po shijon akoma suksesin e albumit “Dafinë Moj”, i cili njëherësh përmban hite të mëdha.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu