Driton Saqipi reagon ndaj deklaratave të ministrit Çeku: Shkolla e Baletit dhe drejtimi i koreogr…

0
Driton Saqipi reagon ndaj deklaratave të ministrit Çeku: Shkolla e Baletit dhe drejtimi i koreogr…
Gjigandi

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në fillim të muajit prill emëroi në pozitën e drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës klarinetistin dhe balerinin, Sinan Kajtazi.

Konkursi për pozitën e drejtorit të Baletit Kombëtar hasi në telashe dhe pakënaqësi të shumta.

Ministri Çeku ditë më parë ka dhënë arsyen pse në krye të Baletit Kombëtar është zgjedhur Kajtazi e jo ndonjë koreograf dhe njohës i fushës tjetër.

Foto: Driton Saqipi/Facebook

RonaTyra

“Kanë qenë disa ankesa, janë shqyrtuar dhe përfundimisht besoj qe zgjedhja e z.Kajtazi ka qene proces i rregullt, mirëpo te gjithë ata qe pretendojnë qe mund të ketë parregullsi mund ti drejtohen gjykatës. Kemi qenë të kujdesshëm”, ka thënë Çeku.

Pas shumë diskutimeve, për deklaratat e ministrit Çeku ka reaguar edhe udhëheqësi i degës së baletit, Driton Saqipi

Përmes një statusi të gjatë në Facebook, Saqipi tha se deklarata e në media e ministrit të Kulturës, janë të panevojshme, poshtëruese dhe e papërgjegjshëm, që e ‘detyrojnë të reagoj në emër të dinjitetit dhe drejtësisë se munguar në këtë vend’.

Saqipi tutje tha se si artistë, krijues, performues apo mësimdhënës në institucione publike dhe private te këtij vendi, do ta mbrojnë shkollimin e tyre që e kanë arritur me shumë sakrificë

Më poshtë postimi i plotë i Driton Saqipit:

Reagim publik

Në mbrojtje te diplomave dhe shkollimit ne Balet- Koreografi

Te nderuar shok,miq, artistë e udhëheqjes të këtij vendi.

Edhe pse nuk kam parapëlqye asnjëherë që në rrjete sociale të diskutoj për problemet,keqpërdorimet, padrejtësitë që janë bërë dhe po bëhen ne fushën e baletit-koreografisë, deklarata e mbrëmshme në media e Ministrit tonë të Kulturës, e panevojshme, poshtëruese dhe e papërgjegjshme me detyron të reagoj në emër të dinjitetit dhe drejtësisë së munguar në këtë vend. Se pari dëshiroi ta informoj publikisht Ministrin e Kulturës se shkolla e Baletit dhe drejtimi i Koreografisë në Kosovë ekzistojnë që nga viti 2001 dhe nuk ka nevojë qe ju t’i themeloni. Së dyti ne jemi 12 persona të diplomuar në koreografi, 3 janë studentë në Tiranë, dhe 30 të tjerë janë studentë të programit të studimit Bachelor në koreografi në Prishtinë.

Ndaj është shumë e rëndësishme dhe obligove për z.Çeku që të dalë publikisht dhe të kërkoj falje për atë që tha mbrëmë në media se nuk ka profesioniste të diplomuar ne nivelin universitar në Republikën e Kosovës.

Ne si artistë, krijues, performues apo mësimdhënës në institucione publike dhe private të këtij vendi, do ta mbrojmë shkollimin tonë që me mund dhe shumë sakrifica kemi arritur të diplomohemi në bachelor apo master në koreografi në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Për këtë çështje ne nuk nisemi nga përkatësia partiake. Për ne dinjiteti, arti e artistët kane qenë, janë e do të mbeten mbi partitë politike.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu