Drita nga Gjilani shënon fitore të madhe me rezultat 2:1 në përballje me Feronikelin nga Drenasi, në takimin që u zhvillua në stadiumin e Qytetit në Gjilan.
Në minutën e 35-të, Vucaj shënon gol të bukur nga 25 metra, duke e kaluar në epërsi me 1:0 Dritën.
Në pjesën e dytë mysafirët barazuan shifrat 1:1.
Besnir Bojku me dinakërinë shënon dhe 1:1. Drita në presion të rezultatit por e gjen golin e fitores.
Në minutën e 67-të, Fidan Gërbeshi ka qenë i saktë nga penalltia, duke shënuar për 2:1.
Pas javës së 29-të në elitën e futbollit të Kosovës, Drita thellon epërsinë në krye të renditjes, udhëheq me 64 pikë, ka 5 më shumë se Ballkani nga Theranda dhe Feronikeli është në pozitën e pestë me 44 sosh.