Drita në krye të tabelës, Trepça ’89 në krizë

0
Gjigandi

Trepça ’89 nga Mitrovica në vatër të vet pësoi humbje me rezultat 2:0 nga Drita e Gjilanit, në ndeshjen e javës së 24-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Drita sërish rikthehet në krye të tabelës,  me 49 pikë të mbledhura, dy më shumë se Prishtina në vend të dytë, tri se Ballkani dhe katër se Gjilani, ndërsa Trepça ’89 është në krizë dhe renditet në  pozitën e nëntë me 27 sosh. 

Në minutën e 17-të, Xhevdet Shabani shënon gol të bukur nga gjuajtja e lirë, nga një pozitë paksa anash. 

Në minutën e 41-të, gabim trashanik nga portieri vendas Hyseni, por Xhevdet Shabani nuk shënon në portën e boshatisur. 
Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 51-të, vendasit kërkojnë penallti, por gjyqtari kështu nuk mendoj.  Në minutën e 69-të, Kastriot Rexha thellon fitoren në 0:2. Në minutën e 82-të, Trepça ’89 mbetet me një lojtar me pak, kur Asare u përjashtua nga loja.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu