Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit me rezultat të barabartë 2:2.
Golat për skuadrën e Ismet Munishit në këtë ndeshje i shënuan Mirlind Daku dhe Jetmir Topalli, ndërsa për vendasit realizuan Kushtrim Shabani dhe Keita Razak.
Ky barazim mes këtyre dy skuadrave e bënë kampion skuadrën tjetër nga Gjilani, atë Dritën.
Drita tanimë edhe matematikisht është kampion më i ri i Kosovës.