Një ngjarje e rëndë për opinionin publik ka ndodhur në Lushnje.
Bëhet e dije nga njoftimi i policisë se drejtori i një shkolle 9-vjeçare në rrethin Lushnjë është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçe.
Në një njoftim zyrtar, autoritetet njoftojnë gjithashtu se në pranga ka rënë shtetasi Rr. Ç., 55 vjeç.
Njoftimi i policisë Lushnjë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Rr. Ç., 55 vjeç, banues në fshatin Gjuzë, drejtor i një shkolle 9-vjeçare në rrethin Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçe.