84 është numri votave të duhura për të votuar kodin e ri zgjedhor, të cilat shumica qeverisëse nuk i ka.
Zhvillimet e rrufeshme politike të së enjtes, tregojnë se ky numër votash është i arritshëm dhe se e enjtja e 23 Korrikut do ta gjejë Shqipërinë, me një kod të ri elektoral të votuar.
Deri më tani aritmetika e kartonave në parlament tregon se PS ka 75 deputetë. Bashkë me 6 deputetët Lefter Maliqi, Gjetan Gjetani, Artur Rroshi, Fatjona Dhimitri, Besnik Troplini dhe Suzana Topi numri i votave shkon në 81, pra tre më pak nga 2/3 e votave të nevojshme.
Numrin 81 të votave pritet ti shtohet edhe Tom Doshi duke e çuar atë në 82. Këto dy vota të arta për të bërë numrin 84, shumica qeverisëse mund ti gjente tek dy deputetet e PDIU-s, Reme Lala dhe Elena Xhina të cilat kontaktuar nga Top Channel thanë se vijojnë ti qëndrojnë besnike nevojës për ndryshime kushtetuese. “Në varësi të rrjedhës së ngjarje thanë ato do të vendosin për votën ndaj reformës zgjedhore.
Lefter Koka i tregoi Top Channel se si do të jetë vota e tij në 23 Korrik.
“Unë nuk do ta votoj në parlament marrëveshjen e propozuar. Mendoj se vendimi i Këshillit Politik nuk sjell asnjë garanci të shtuar për opozitën jashtë parlamentit , por mbi të gjitha asnjë të mirë publike për qytetarët! Megjithatë, pavarësisht kësaj është në të drejtën e opozitës jashtë parlamentit të vlerësojë garancitë që kjo marrëveshje ju ofron atyre. Jam i bindur se pas 30 vitesh nuk duhet të bëhet asnjë pazar në kurriz të qytetarëve shqiptarë dhe ndaj unë do i qëndroj deri në fund bindjes sime për të cilën kam firmosur. Hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.”
Artur Rrroshi dhe Lefter Maliqi dolën pasditen e të enjtes përpara kamerave duke deklaruar motivet e votës pro të kësaj reforme.
Koha e bërjes publike të votës së tyre për ti dhënë dritë jeshile miratimit të kodit produkt i marrëveshjes së 5 Qershorit mes PS dhe PD nuk është e rastësishme.
Erdhi në momentin kur shumica qeverisëse përmes Taulant Ballës i bëri një ofertë joshëse opozitës parlamentare Win Win pra *fitojmë ne fitoni dhe ju , ofertë e cila alarmoi selinë blu.
Paralajmërimi Lulzim Bashës për Edi Ramën përmes një deklarate shpërndarë nga zyra shtypit ishte i prerë.
Jo ndryshimeve kushtetuese por besnikëri deri në fund marrëveshjes të 5 Qershorit.
Ky paralajmërim u shoqërua me veprime konkrete nga PD dhe LSI që treguan se brenda opozitës parlamentare nuk e kanë humbur tërësisht kontrollin e një grupi deputetësh. Vota pro e 6 deputetëve që vinë nga PD dhe LSI flet vetë.
Shkruar nga: top-channel.tv