Drafti për presidentin e ri, Alibeaj mbledh grupin parlamentar, 31 deputetë e braktisin

0
Drafti për presidentin e ri, Alibeaj mbledh grupin parlamentar, 31 deputetë e braktisin
Gjigandi

Në orën 14:00, Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar, për të diskutuar mbi draft dokumentin, i cili parashikon kriteret dhe formulën, që sipas disa anëtarëve të grupit parlamentar, duhet zgjedhur presidenti i ri.

Mbledhjen e sotme e kanë braktisur 31 deputetë demokratë, teksa janë të pranishëm 21 të tjerë.

Deputetët Kreshnik Collaku, Zheni Gjergji, Arbi Agalliu, Bledjon Nallbati, Dash Sula, Dhurata Cupi, Saimir Korreshi, Eralda Tase Bano, Gazment Bardhi, Merita Bakiu, Ferdinand Xhaferri, Kastriot Piroli, Ilda Dhori, Lefter Geshtenja, Lindita Metaliaj, Flamur Hoxha, Saladin Jakupllari, Enkelejd Alibeaj, Emilia Koliqi, Oriola Pampuri dhe Andia Ulliri kanë mbërritur në selinë e Partisë Demokratike.

Shumica tjetër, Lulzim Basha, Ervin Salianji, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Alfred Rrushaj, Flutura Acka, Xhelal Mziu, Tomorr Alizoti, Ramadan Lika, Fation Veizaj, Helidon Bushati, Greta Bardeli, Zef Hila, Ina Zhupa, Kasem Mahmutaj, Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luciano Boçi, Edmond Spaho, Luan Baçi, Agron Shehaj, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Isuf Cela, Bujar Leskaj, Belind Kelliçi, Sali Berisha dhe Elda Hoti, siç pritej, kanë braktisur Alibeajn.

Në mbledhjen e fundit të “kampit” të Alibeajt, të zhvilluar të enjten, 22 deputetë të Partisë Demokratike, iu bashkuan ftesës për mbledhje të grupit, ku në fokus ishte zgjedhja e presidentit të ri, ndërsa 30 të tjerë nuk ishin të pranishëm.

RonaTyra

Edhe sot, deputetët anëtarë të komisionit të Rithemelimit, nuk do të jenë prezent në mbledhje, ndërkohë që kanë miratuar një rezolutë të tyren për zgjedhjene kreut të shtetit, duke kundërshtuar atë të Alibeajt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu