Pas dështimit të 31 majit, prej 4 ditësh Ambasada Amerikane ka marrë rolin e negociatorit për të arritur një marrëveshje mes opozitës dhe qeverisë për Reformën Zgjedhore.
Dje ambasadorja Yuri Kim bëri një deklaratë të fortë duke thënë se marrëveshja është gati dhe tani topi është te Lulzim Basha.
Sipas analistit Andi Bushati ky draft që tregon ambasadorja nuk jep siguri për mosvjedhjen e votës.
“Nuk e siguron dot komisioneri i pavarur mosvjedhjen e votave. E pamë në Dibër kur Damian Gjiknuri me atë që është kryetar bashkie në Lezh, që u bënin presion mësueseve. E pamë që mjekët thanë që 4 viktimat me 21 janar u vranë nga turma. Të thuash që ky draft siguron votën e lirë, është si të marrësh 2 milionë shqiptarë për budallenj. Në demokraci ky draft është përfekt, në regjime si ky nuk funksionon”, tha Bushati.
Shkruar nga: top-channel.tv