Rama nga spitali i ri i Laçit: Mjekët ikin por ne nuk kemi boshllëqe në staf

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në hapjen e spitalit të ri në Laç.
Rama tha se të shumtë janë ata mjekë e infermierë të cilët angazhohen për të dhënë kontributin e tyre jashtë vendit, por kjo nuk ka krijuar boshllëqe në staf.
Sakaq shtoi se ky spital është një model spitalor bashkiak në vend.
“Kjo ditë përjetohet në mënyrë të posaçme në këtë zonë ku është prania e Shna Ndoit dhe janë të panumërt shqiptarët që vijnë për pelegrinazh. Më vjen shumë mirë që në këtë ditë të sotme përgjatë hedhjes së një vështrimi në mjediset e reja të spitalit, pashë disa mjeke të reja, të cilat janë atashuar spitalit të Kurbinit për të dhënë kontributin e tyre pasi kanë mbaruar me rezultate të shkëlqyera në shkollë. Dua ta theksoj sepse shpesh herë dëgjojmë të përsëritet që s’kemi mjekë, s’kemi infermierë, kanë ikur të gjithë. Në fakt, për hir të vërtetës ne nuk e kemi një boshllëk të tillë, pavarësisht të pamohueshmes që ka mjekë e infermierë që të provojnë veten dhe të kërkojnë një eksperiencë gjetkë”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu