“Donte dhe dy të tjera”/ Ja si refuzoi gjyqtarja e Elbasanit zarfin me 2 mln (Përgjimet)

0
Gjigandi

Zbardhen të tjera përgjime nga dosja hetimore që forcuan akoma më shumë dyshimet dhe provuan korrupsionin e gjyqtares Zamira Vyshku, e cila ndodhet në masën e ‘arrest shtëpie’.

Në dosje flitet për disa situata, ku mes tyre është dhe momenti kur gjyqtarja nuk pranon shumën e parave të dhëna nga avokati Ilir Pashaj, të cilin e kishte siguruar nga të afërm të të arrestuarit Xhuljano Musaji.

Në këtë pjesë të dosjes thuhet se gjyqtarja ka kërkuar dhe dy milionë lekë të tjera për të ndryshuar masën e dënimit për të arrestuarin.

Biseda e Taulant Ramollarit dhe avokatit Ilir Pashaj:

Avokati: Jo pra jo duro
Ramollari: Avokat
Avokati: Hë kur të afrohesh ti më bej një zile mua dy tre minuta para
Ramollari: Do të bëj zile unë
Avokati: Të dal përjashta unë
Ramollari: Mirë të keqen mirë se nuk vij brenda unë, po të marr në telefon
Avokati: Jo mrena po të them ore jo
Ramollari: Jo pra jo mirë se ktu tek….e do vij hajde
Avokati: Mirë hajde
Ramollari: Hajde

RonaTyra

Avokati në dosjen hetimore thuhet se i ka dhënë porosi Ramollarit që mos të futen në lokal. Në dosje po ashtu thuhet se; “këta dy shtetas kanë biseduar paraprakisht për faktin se në këto momente që është dorëzimi i shumës së parave, avokati Ilir Pashaj do të jetë në prezencë të gjyqtares Zamira Vushka. Prezenca e gjyqtares Zamira Vyshka në një distancë të afërt, garanton edhe Taulantin që shuma monetare do të dorëzohet te gjyqtarja me qëllim për të favorizuar të pandehurit Xhlio Musaj. Shtetasi Ramollari nuk mund të takohet drejtpërdrejtë me gjyqtaren, për shkak se kjo do të sillte ekspozim mjaft të madh për të”, thuhet në dosje.

Pak orë më vonë, Ramollari flet sërish në telefon me avokatin Pashaj.

Ramollari: Edhe një minutë jam aty
Avokati: Hë e gjen dot se thashë mos je ngatërruar
Ramollari: E gjej, jo jo e gjej. Për një minutë jam aty
Avokati: Mirë hajde
Pas vëzhgimeve ambientale, pasi Ilir Pashaj del nga një ambient i brendshëm i një lokali takon Ramollarin dhe pasi qëndrojnë për disa minuta në këmbë, dëgjohet se flisnin me zë të lartë. Dyshohet se po debatonin. Më pas shtetasi Taulant Ramollari largohet me një zarf në dorë dhe hipën një makinë. Më pas avokati Pashaj takohet edhe me gjyqtaren.

Ndërkohë një tjetër moment në dosje është dhe biseda telefonike mes shtetasit Taulant Ramollari dhe Adrena Tiranës.

Tirana: He Tan?
Ramollari: Alo?
Tirana: Hë?
Ramollari: Ca po bën?
Tirana: Hiç po rri. Ca thua e takove atë?
Ramollari: E takova po s’bëra gjë jo. S’ja dhashë ato
Tirana: Pse?
Ramollari: Donte, donte dhe dy të tjera
Tirana: Line fare
Ramollari: Ashtu i thash
Tirana: Line fare o…
Ramollari: Ashtu i thashë o burrë
Tirana: Po pre për dy muaj. Dy muaj do fitojë. Asgjë tjetër
Ramollari: Ee domethënë do i jepja unë e do dilte në nëntor vitin tjetër. Thashë unë; o zotni po ca flet o burrë. Nëntorin vitin tjetër
Tirana: Jo ore po linë, ai aq del vetë
Ramollari: Ee. Më mirë t’i haj bukë ato lekët dhe vari lesht
Ramollari: E mirë
Tirana: Takohemi nesër thashë unë flasim një cik për atë shpunë thashë unë dhe kshu. Ti them sa të bën haku ty byrazer? Kaq! Na hakun tat ti mo i jep asnjë gjë atyre të tjerëve ose flasim nesër e bëjmë muhabet nesër te kafja po hajde.
Ramollari: Mirë hajde ik

Një tjetër përgjim mes Tamollarit dhe Tiranës zhvillohet një bisedë telefonike.
Tirana: Unë po i llogaris ato si kanë ul asnjë ditë, njësoj sa, atje aq
Ramollari: Ore nga 3.6 iu ul një vit. 2.4 e len./bw

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu