SPAK kërkoi arrestimin e tij, vetëdorëzohet në polici ish-deputeti i PS-së në Shqipëri

0
SPAK kërkoi arrestimin e tij, vetëdorëzohet në polici ish-deputeti i PS-së në Shqipëri
Gjigandi

Ish-deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Alqi Bllako është vetëdorëzuar sot në Policinë e Tiranës, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme SPAK për arrestimin e tij.

SPAK e akuzon Bllakon për korrupsion dhe shpërdorim detyre me çështjen e impianteve të plehrave, të njohura si inceneratorët.

Dy ditë më parë, SPAK kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për arrestimin e Bllakos, teksa të mërkurën pasdite ai dorëzoi mandatin e deputetit në Kuvend.

Të mërkurën në mbrëmje, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i dërgoi shkresën kreut të SPAK, Arben Kraja, ku e informonte për mbarimin e mandatit të deputetit për Bllakon, çka i hapi rrugë arrestimit të tij.

Sot SPAK dërgoi në Gjykatën e Posaçme GJKKO kërkesën për arrestimin e Alqi Bllakos i dyshuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu