Donnarumma rigjen ‘Tre Luanët’, kthehet aty ku u shpall ‘heroi’ i Europianit

0
Donnarumma rigjen ‘Tre Luanët’, kthehet aty ku u shpall ‘heroi’ i Europianit
Gjigandi

Nesër, Gigio Donnarumma do të përballet sërish me Anglinë. Herën e fundit që e bëri, 334 ditë më parë, axurrët u bënë kampionë të Europës. Do ta kujtojmë gjatë grimasën e një hutimi të lehtë të tij, pas penalltisë vendimtare të Saka në finale. Ai u shfaq ashtu si kur mësuesi ju pyet diçka që nuk e dini. Shokët e skuadrës, të cilët vrapuan ta takonin plot eufori, i kristalizuan faktin: Italia kishte fituar, ishte kampione Europe.

Donnarumma u zgjodh lojtari më i mirë i kompeticionit. Më i miri nga të gjithë, përfshirë ata që luanin vetëm me këmbët e tyre. Që nga ai moment, nga çatia e Evropës, Gigi filloi një zbritje të ngadaltë. Kalimi te Paris Saint Germain ambicioz doli më i ndërlikuar se sa pritej. Gjatë gjithë sezonit, trajneri i parizienëve, Mauricio Pochettino, e mbajti atë në ekuilibër me Keylor Navas, i cili mbështetej nga shpirti i fuqishëm amerikano-jugor i dhomës së zhveshjes.

Një lëkundje rraskapitëse. Në përgjithësi, Gigio pati një vit të mirë, por voziti në momentin më të keq. Shkëputja e ngathët e këmbës në “Bernabeu” nisi përmbysjen e Real Madridit që çoi në eliminimin e PSG-së nga Champions League. Reali e festoi triumfin final në Paris dhe nën hundën e Donnarumma. Thibaut Courtois do të shpallej lojtari më i mirë i finales. Ndërsa në Itali, çmimi për portierin më të mirë të Serie A shkoi për Mike Maignan. Një tjetër majë krenarie.

Gigio u largua nga Milani, i ndjekur nga akuzat për mosmirënjohje dhe lakmi, pa lënë nostalgji. Pasardhësi i tij Maignan është bërë heroi i titullit kuqezi. Tensionet e një sezoni të komplikuar ndikuan edhe në performancën e tij blu. Nga nëntori 2020 deri në qershor 2021, Gigio e mbajti portën e pastër në 9 ndeshje. Në 9 ndeshjet e fundit ai e ka mbajtur të “kyçur” portën axurre vetëm një herë, ndaj Lituanisë.

Gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve e luajtur në tetor në “San Siro” ishte shembullore. I presionuar nga ish-tifozët e tij, Donnarumma rrezikoi një autogol të bujshëm. Ndaj Spanjës në Europian ishte një nga heronjtë e parë, me pritjen vendimtare të penalltisë së Morata. Jo më pak shembull i fatit, që i ka kthyer shpinën, është gjuajtja e maqedonasit Trajkovski, e cila “shpoi” këndin fatal. Një centimetër më tutje do të kishte qenë shtylla, që mund ta kishte shpëtuar në sfidën e “play-off”-it të Kupës së Botës.

RonaTyra

Por edhe në fatkeqësi, si në fillimet e hershme, Donnarumma ka treguar një pjekuri përtej moshës. Të mos harrojmë se ai është ende një djalë 23 vjeç. Gigio e jetoi me ekuilibër sfidën me Navas. Ai duroi polemikat, “cicërimat” acide të tifozëve të Milanit, dhimbjen e vdekjes së shokut-menaxherit të tij Mino Raiola dhe, në finalen e sezonit, rrota e fatit duket se kanë ndryshuar drejtim.

Navas ende premton betejë, por PSG duket se më në fund ka zgjedhur “të vërë bast” për italianin. Në “Finalissima” zhgënjyese të “Wembley”, Gigio ishte më i miri i kombëtares italiane. Ai priti mirë edhe kundër Gjermanisë e Hungarisë. Shiriti i kapitenit i dha vetëbesim të mëtejshëm.

Në kombëtaren e fillestarëve dhe eksperimenteve, Donnarumma është pika e vetme fikse, e përjashtuar nga rotacionet. Trajneri Mancini e kurorëzoi sërish: “Për mua Gigio mbetet numri një në botë”. Nesër në Wolverhampton, kundër Anglisë, ai dëshiron të tregohet i tillë; një vit pas penalltisë së lavdishme të ekzekutuar nga Saka. Nga ana tjetër, portierët e mirë e bëjnë këtë. Kur rrëzohen, ngrihen shpejt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu