Donaldi dhe Bora Zemani kapen bashkë në Itali?

0
Donaldi dhe Bora Zemani kapen bashkë në Itali?
Gjigandi

Që nga përfundimi i spektaklit Big Brother VIP, ata kanë qenë një dramë e vërtetë në mediat rozë, për sa i përket relacionit mes tyre.

Aktori Donald Veshaj dhe prezantuesja Bora Zemani duket se më në fund e kanë gjetur rrugën e përbashkët dhe janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.

Madje ata janë fotografuar sot (e shtunë) në qytetin e Gjenovës, në Itali duke bërë blerje.

Foto: Kryefjala

RonaTyra

Fotografitë e siguruara nga Kryefjala shfaqin dyshen, teksa mbajnë në duar qese, pasi kanë kryer së bashku blerje në dyqane të ndryshme të shtetit italian.

Donaldi dhe Bora kanë qenë përndryshe në një lidhje shumë kohë më parë dhe në një nga puntatat e spektaklit Big Brother VIP, kishin dhënë indikacione për një ribashkim të mundshëm.

Foto: Kryefjala

Por gjërat ndryshuan gjatë qëndrimit të Donaldit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku ai krijoi një lidhje të re me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Me këtë të fundit u nda pas mbarimit të Big Brother VIP, duke shprehur më pas pendesë të madhe për Borën – të cilën mesa duket së fundmi ka arritur ta rifitojë sërish.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu