Tifozët e Liverpoolit bëjnë “nxemjen” para finales së Ligës së Kampionëve me hitin “One Kiss” nga…

0
Tifozët e Liverpoolit bëjnë “nxemjen” para finales së Ligës së Kampionëve me hitin “One Kiss” nga…
Gjigandi

Sonte (e shtunë) po mbahet finalja e Ligës së Kampionëve.

Ekipi spanjoll i Real Madridit dhe ai anglezi i Liverpoolit janë në garë për të fituar kupën e edicionit të sivjetmë të kësaj gare të futbollit.

Tifozët e Liverpoolit, prej një kohe të gjatë tashmë kanë shpallur “himn” të tyre këngën e famshme “One Kiss” të artistes shqiptare me renome botërore, Dua Lipa.

Në pamjet që janë publikuar në rrjetet sociale nga vet klubi pak para nisjes së finales, tifozët shihen duke kërcyer e kënduar me mega-hitin e vitit 2018, të interpretuar nga Lipa dhe Calvin Harris.

RonaTyra

Lidhja e dashurisë mes tifozëve të Liverpoolit dhe “One Kiss” të Dua Lipës filloi kur ajo e performoi hitin e madh në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2018, që u mbajt në Kiev të Ukrainës.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu