Yjet e Bundesligës janë paralajmëruar se marrja e mundshme e koronavirusit mund të shkaktojë dëmtim të mushkërive të pakthyeshme ’dhe mund të sjellë përfundimin e karrierës’,nga një mjek sportiv përpara kthimit të ligës këtë fundjavë.
Federata Gjermane e Futbollit (DFL) ka hartuar rregulla të rrepta për të mbrojtur lojtarët nga rreziku i infektimit nga virusi me ndeshjet që luhen pas dyerve të mbyllura dhe vetëm një numër i kufizuar i medieve dhe zyrtarëve lejohen të marrin pjesë.
Lojtarëve u është thënë gjithashtu që të shmangin përshëndetjet para-ndeshjes dhe të mos festojnë golat së bashku përpara kthimit të kësaj fundjave.
Sidoqoftë, profesori Wilhelm Bloch, nga Universiteti Gjerman i Sporteve në Koln, paralajmëron se marrja e koronavirusit ka potencialin për t’i dhënë fund karrierës së një lojtari.
“Ekziston rreziku që atletët kryesorë të humbasin nivelin e tyre të performancës dhe kurrë të mos e rimarrin atë”, i tha Bloch AFP-së.
”Në përgjithësi, përbërja fizike, sistemi imunitar dhe sistemi kardiovaskular i atletëve elitë do të thotë që rreziku për ta është i ulët”.
”Sidoqoftë, ne nuk e dimë në këtë kohë nëse edhe infeksionet e vogla, apo edhe simptomat e buta, nuk shkaktojnë dëme, siç është dhëmbja e vogël e mushkërive pas një inflamacioni”.
”Ky dëmtim mund të jetë i pakthyeshëm, ose mund të zgjasë shumë kohë para se trupi ta rregullojë atë”, vazhdoi ai.