Do të vijnë 1 milion vaksina, por me rënien e infektimeve, ka rënë edhe interesi për to

0
Do të vijnë 1 milion vaksina, por me rënien e infektimeve, ka rënë edhe interesi për to
Gjigandi

Kur pandemia e Covid 19 po shkon drejt fundit dhe Covid tanimë do të jetë një sëmundje endemike, qeveria shqiptare ka lidhur kontratë për 1 milion doza të tjera të vaksinës Pfizer e cila pritet të mbërrijë brenda vitit 2022.

300 mijë dozat e para vijnë gjatë muajit mars. Por ritmet e vaksinimit tanimë janë ulur, a rrezikon që kjo sasi vaksinash të mbetet stok  dhe paratë e planifikuara të shkojnë dëm?

“Do të vazhdojë të përdoret”, thotë Silva Bino.

Por në Shqipëri nuk ka një vendim për dozë të katërt. Janë vaksinuar me 4 doza vetëm ata persona që kanë sëmundje të imunitetit.

Deri më tani, në Shqipëri janë vaksinuar 1.204.250 persona me dozë të dytë, dhe vetëm 245.527 qytetarë kanë marrë edhe dozën e tretë të  vaksinës anti Covid.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu