“Do doja shumë të mos e kisha përmendur…”/Noizy flet për sherrin kohë më parë me Elvana Gjatën

0
Gjigandi

Ishte koha kur rrepi shqiptarë ishte i ndarë në grupe, dhe cdo antarë i një grupi sulmohej me apo pa arsye.

Kështu ndodhi edhe mes dy  këngëtarëve Noizy dhe Elvana Gjata para 14 vitesh kur kjo e fundit ishte pjesë e grupit “Baba Stars”.

Gjë që bëri që dy këngëtarët mos të kishin asnjë kontakt me njeri-tjetrin për një periudhë të gjatë.

Por gjërat me kohen ndryshojnë dhe mesa duket hatërmbetja mes tyre ka marrë fund, kështu na la të kuptohet së fundmi Noizy gjatë një interviste ku shprehet:

“Kemi folur me Elvanën. Noizy i dikurshëm, i 2008-ës, e ka bërë një këngë që quhet “Jena mbretër” edhe është përmendur pak Elvana aty, të cilën e kemi diskutuar dhe i kam thënë që ka qenë thjesht një këngë. Ajo këngë tashmë është himn i çdo diskoje. Unë kam gjithë ato vite karrierë dhe atë këngë akoma duhet ta këndoj. Do doja shumë të mos e kisha përmendur, sepse është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu