Qytetarët dhe shoqëria civile kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave kundër rritjes së çmimeve në vend.
Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjetet sociale pro edhe deklaratave të organizatorëve në ditën e djeshme, tubimi në Tiranë do të fillojnë ditën e sotme në orën 11:00 në qendër të kryeqytetit për të vijuar më pas drejt kryeministrisë.
Kërkesa kryesore e protestuesve është vendosja nën kontroll e çmimeve dhe nisja e hetimeve për operatorët që mund të kenë abuzuar me qëllim përfitimi nga situata e krijuar nga situata në Ukrainë.
Bordi i transparencës i krijuar nga qeveria urdhëroi dje që deri më datën 15 mas çmimi i naftës të jetë 217 lekë për litër.
Javën e kaluar çmimi i naftës arriti kulmin me 270 lekë për litër.
Protestuesit fajësojnë qeverinë për mosveprim ndaj rritjes së çmimeve në vend ndërkohë që veç karburanteve çmimet kanë shënuar rritje edhe te produktet ushqimore.