Diplo pasi iu konfirmua pjesëmarrja në festivalin “Sunny Hill”: Kush do të vijë me mua në Shqipëri?

0
Diplo pasi iu konfirmua pjesëmarrja në festivalin “Sunny Hill”: Kush do të vijë me mua në Shqipëri?
Gjigandi

DJ amerikan, Diplo, ditën e djeshme (e martë) u bë e ditur se do të jetë pjesë e “Sunny Hill Festival 2022”.

Lajmi u bë i ditur në rrjete sociale, nga faqja zyrtare e Festivalit në postimin e hedhur në Instagram.

Thomas Ëesley Pentz (emri i vërtetë) po ashtu u shpreh i lumtur për ardhjen në trojet shqiptare në atë që shprehu në InstaStory.

Diplo (Foto: Instagram)

RonaTyra

Ai publikoi postimin zyrtar me afro gjashtë milionë ndjekësit dhe shtoi: “Kush do të vijë me mua në Shqipëria”.

Diplo shquhet për një sërë projektesh të suksesshme përfshirë edhe bashkëpunimin “Electricity” me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa.

Me këtë të fundit ka treguar disa herë se ruan një shoqëri të mirë dhe kjo është vënë re edhe në rrjete sociale.

I njëjti më parë është komentuar edhe për një romancë dashurie me këngëtaren Era Istrefi.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu