Dilnin të maskuar në orët e vona të natës/ Arrestohen dy të rinjtë, akuzohen për tre vjedhje në k…

0
Dilnin të maskuar në orët e vona të natës/ Arrestohen dy të rinjtë, akuzohen për tre vjedhje në k…
Gjigandi

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për tre vjedhje të ndryshme brenda javës në disa zona të ndryshme të Tiranës.

Policia bën me dije se në pranga janë vënë Valon Muçiçi, 26 vjeç, dhe Elvis Ndoja, 24 vjeç, banues në Tiranë. Ata dilnin të maskuar kryesisht gjatë orëve të natës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshje dhe pajisje të cilat dyshohet se autorët i kanë përdorur për kryerjen e vjedhjeve, dy laptopë dhe sende të tjera të vjedhura.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

RonaTyra

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Dark”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 1.

Zbardhen dhe dokumentohen disa raste të vjedhjeve të ndryshme, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Sekuestrohen veshje dhe pajisje të cilat dyshohet se autorët i kanë përdorur për kryerjen e vjedhjeve, dy laptopë dhe sende të tjera të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disaditore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dark”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– V. M., 26 vjeç, dhe E. N., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kryer vjedhje të ndryshme, kryesisht gjatë natës, gjatë ditëve të fundit.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se janë autorë të disa ngjarjeve, konkretisht:

* Më datë 25.03.2022, gjatë natës, në rrugën “Qemal Stafa”, dyshohet se kanë vjedhur një çantë në mjetin në pronësi të shtetases A. S. Po në këtë datë kanë vjedhur dy laptopë dhe disa vegla pune, në garazhin e shtetasit J. B.;

* Më datë 29.03.2022, dyshohet se kanë vjedhur një laptop, një çantë me sende personale dhe tre aparate celulare, në mjetin në pronësi të shtetases V. D.;

*Më datë 30.03.2022, dyshohet se i kanë vjedhur orën dhe portofolin, shtetases J. S. Po në këtë datë, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në një automjet të parkuar, në pronësi të shtetasit A. N.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshje dhe pajisje të cilat dyshohet se autorët i kanë përdorur për kryerjen e vjedhjeve, dy laptopë dhe sende të tjera të vjedhura.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu