Dili: Të vazhdohet kampionati, askund nuk ka gjysëmkampionat

0
Gjigandi

Pandemia e koronavirusit ka bllokuar totalisht të gjitha aktivitet sportive në Kosovë.

Tanimë pas më shumë se një muaj po mendohet për lirimin e masave, dhe fillimin e aktiviteteve sportive.

Mirëpo ende nuk dihet fati i futbollit, e as i futsallit në Kosovë.

Në të dy këto sportet ende nuk është vendosur se a do të rinisin kampionatet apo kampion do të shpallen klubet të cilat janë në vendin e parë në renditjen aktuale në tabelë.

Për këtë ka reaguar edhe drejtori i klubit të futsallit, Mabetex Prishtina, Fatos Dili i cili në një prononcim është shprehur se asesi nuk do të pranojnë që kampionati të mos vazhdohet.

RonaTyra

“Klubi i kryeqytetit në futsall, Mabetex Prishtina është pro dhe kategorik që kampionati të ri-filloj, sepse nuk ka askund në botë gjsysmëkampionat por ka vetëm gjysëm-sezon. Futsalli në Kosovë ka mundësi të rifilloj qoftë edhe nga java e parë e sezoonit të dytë edhe në fazën play-off që ne e kemi të regullt gjithmonë”, theksoi Dili.

Tutje Dili u shpreh se klubi të cilin ai udhëheq është i gatshëm të zhvillojë këtë edicion deri në fund, dhe nuk janë të gatshëm të pranojn fitues të titullit në tavolinë.

“Jemi të gatshëm të zhvillojmë këtë edicion deri në fund, nuk jemi të gatshëm të pranojmë fitues të titullit në tavolinë. Këtë e themi me shumë bindje sepse qysh nga viti i fillimit të vitit 2020 forcat në futsall kanë ndryshuar dhe tabela nuk paraqet më realitetin”, përfundoi ai.

Kujtojmë që pak më parë, Dili reagoi edhe nëpërmjet një postimi një rrjetin social “Facebook”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu