Digjen prej ditësh sipërfaqe toke në Lezhë, autorë vetë banorët

0
Digjen prej ditësh sipërfaqe toke në Lezhë, autorë vetë banorët
Gjigandi

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e kënetës, pranë plazhit të Talës në Lezhë. Sipërfaqe të mëdha me shkurre dhe barishte po digjen prej ditësh në këtë zone.

Zjarrfikësit janë angazhuar për shuarjen e zjarrit por ka qenë e pamundur vënia nën kontroll,  për shkak të erës sipërfaqja e zjarrit është zgjeruar në orët e mbrëmjes.

Aktualisht nuk rrezikohen banesa.

Zjarre të këtij lloji janë të shpeshta në këtë zonë, ndërsa janë vetë banorët ata që i ndezin pasi i përdorin këto toka kënetore për blegtorinë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu