Diabeti i tipit 2 mund të ‘luftohet’ nëse zbatoni këto këshilla

0
Diabeti i tipit 2 mund të ‘luftohet’ nëse zbatoni këto këshilla
Gjigandi

Ushtrimet e rregullta aerobike përmirësojnë menaxhimin e sheqerit në gjak. Studimet kanë treguar se stërvitja redukton pikat e larta të sheqerit në gjak dhe ul nivelin e përgjithshëm të sheqerit në gjak.

Ushtrimet e rezistencës me intensitet të lartë janë më të mira se ushtrimet me intensitet të ulët deri në mesatar për menaxhimin e sheqerit në gjak dhe për të ndihmuar në mbajtjen e niveleve të insulinës të qëndrueshme. Ushtrimet rezistente, si ngritja e peshave dhe shtytjet, kanë treguar se përmirësojnë forcën, densitetin e kockave, presionin e gjakut, nivelet e kolesterolit, masën muskulore dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës me 10 deri në 15%.

Ushtrohuni pas ngrënies, si përshembull të bëni një shëtitje pas darkës me ritmin tuaj.

Reduktoni kohën e ulur duke bërë pushime të rregullta për “doza” të vogla të aktivitetit fizik, të cilat mund të ndihmojnë në nivelin e sheqerit në gjak dhe insulinës.

RonaTyra

Për të parandaluar uljen e sheqerit në gjak gjatë ose pas stërvitjes, njerëzit që përdorin insulinë ose pilula që çlirojnë insulinë duhet të rrisin karbohidratet, ose nëse është e mundur, të reduktojnë insulinën.

Flini mirë: Gjumi i mirë është ilaçi më i mirë dhe funksionon më mirë kur bëni rregullisht sport. Në gjumë trupi rigjenerohet, djeg kalori dhe absorbon yndyrnat. Gjumi dhe shplodhja pengojnë jo vetëm diabetin, por edhe shumë sëmundje të tjera./WebMD

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu