Di Maria: Ligue 1 s’duhej të ishte anuluar aq shpejt

0
Gjigandi

Ylli i Paris Saint-Germainit, Angel Di maria, beson se sezoni 2019/20 i Ligue 1 u vendos të ndalej shumë shpejt, përkundër që skuadrës së tij iu dha titulli i kampionit.

Autoriteti qeverisës i Ligue 1, Liga e Futbollit Francez (LFP), vendosi që sezoni 2019/20 të përfundohet para kohe në fund të prillit, në mes të krizës së koronavirusit, pasi liga fillimisht ishte suspenduar për gjashtë javë.

Tani që masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së këtij virusi janë duke u zbutur në Francë, Di Maria beson se edhe Ligue 1 mund ta kishte marrë shembullin e Gjermanisë, ku Bundesliga ka rinisur që tre javë.

“Si shumë të tjerë, unë mendoj se ne u ngutëm për ta marrë një vendim të atillë. Nga ajo që unë e kam parë, Franca është njëra ndër vendet me situatën më të mirë në Evropë, e përkundër kësaj gjithçka është ndaluar. Këto janë tema për politikanët dhe mjekët”, ka thënë Di Maria.

“Neve do të na kishte pëlqyer ta kompletonim kampionatin, mirëpo tashmë është vendosur dhe ne duhet t’i pranojmë ato vendime. Ata e morën këtë vendim, pasi që e vendosën në rend të parë shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve, kështu që për mua është në rregull”.

RonaTyra

Si Gjermania, tani pritet që këtë muaj të rinisin kampionatet edhe në Angli, Spanjë dhe Itali, që do të thotë se Franca mbetet vendi i vetëm që e ka anuluar kampionatin nga top pesë ligat e Evropës. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu