Dhunuan kancelarin e Gjykatës së Elbasanit, arrestohet një nga autorët

0
Dhunuan kancelarin e Gjykatës së Elbasanit, arrestohet një nga autorët
Gjigandi

Policia e Elbasanit ka identifikuar një nga dy autorët që dhunuan kancelarin e Gjykatës Ledio Sulkuqi.

Policia ka vënë në pranga 24-vjeçarin U.G, banues në Elbasan, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij.

U.G sëbashku me një person tjetër dhunuan disa ditë më parë me mjete të forta Ledio Sulkuqin, sapo ky kishte dalë nga një lokal pranë shtëpisë së tij, i cili ndodhej disa metra larg Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me ngjarje e ndodhur më datë 10.04.2022, ku bëhet fjalë për goditjen me sende të forta të shtetasi L. S., 51 vjeç, ju bëjmë me dije se është identifikuar njëri prej  bashkëpunëtorëve të dyshuar të ngjarjes është shtetasi U. G., 24 vjeç, banues në Elbasan.

RonaTyra

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu