Dhunoni dhe kërcënoi me thikë prindërit, arrestohet ‘i droguar’ 40-vjeçari në Tiranë

0
Gjigandi

Një krim i rëndë në familje është paralajmëruar këtë të mërkurë në Tiranë, pasi djali dhunonte dhe kërcënonte prindërit.

Mësohet se shtetasi me iniciale T. Xh., 40 vjeç nën efektin e lëndëve narkotike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Njoftimi i policisë:

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje.

Nën efektin e lëndëve narkotike, ushtroi dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe i kanosi ata me mjet prerës (thikë), arrestohet në flagrancë 40-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi R. Xh., se djali i tij ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj tij dhe bashkëshortes, si dhe i kishte kanosur ata me mjet prerës (thikë), menjëherë kanë organizuar punën, duke kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, djalin e tij, shtetasin T. Xh., 40 vjeç, banues në Tiranë.

RonaTyra

Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi T. Xh., pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, nën efektin e lëndëve narkotike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij dhe i ka kanosur ata me mjet prerës thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu