Dhunoi të dashurën, arrestohet.
Telashe të mëdha për mesfushorin e Partizanit nga Tirana, Romero. 24-vjeçari është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka dhunuar të dashurën.
Aktualisht venezueliani ndodhet në komisariatin numër 2 të Tiranës, ndërkohë që e dashura nuk ka bërë ende një kallëzim në lidhje me këtë ngjarje.
Në orët në vazhdim pritet të mësohen edhe detaje të reja ne lidhje me këtë ngjarje.