Ka nisur hetimi ndaj drejtorit të shkollës ‘Isa Boletini’ në Kamëz, Përparim Oka, pas videos së publikuar ku godiste nxënësit.
Policia bën me dije se ai akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi sipas pamjeve të transmetuara në një emision investigativ, ka keqtrajtuar dy nxënës.
Policia dyshon se videoja është realizuar para 4 viteve.
Videoja u transmetua nga emisioni Fiks Fare transmetoi, ku duket drejtori i shkollës i cili brenda në klasë dhunonte me shpulla tre nxënës. ” Kujtuat se ma hodhët mua” dëgjohej drejtori të thoshte në video teksa ushtronte dhunë.