Koncepti i bulizmit në vendin e punës (workplace-bullying) i referohet të gjitha situatave ku një ose më shumë persona ndihen të nënshtruar nga të tjerë në vendin e punës për një periudhë kohore dhe në një situatë ku për arsye të ndryshme nuk janë në gjendje të mbrojnë veten.
Sipas Brodsky (1976), një viktimë në mënyrë tipike ngacmohet vazhdimisht, fyet dhe percepton se ai/ajo ka pak fuqi për t’u hakmarrë.
PSE NDODH BULIZMI NË AMBIENTIN E PUNËS?
Mund të konsiderohet si një pyetje e thjeshtë, por me një përgjigje komplekse. Personaliteti është një faktor që e parashikon këtë lloj sjelljeje. Për shembull: për personalitetin dhunues konsiderohet tërheqës veprimi i të detyruarit (dikë). Edhe pse në vendin e punës “detyrimi” zakonisht nuk ndodh në evente sociale, por në kontekstin e një mjedisi organizativ. Sipas Penney&Spector (2002) personalitetet të cilët kanë tendencë për të qenë abuzues në vendin e punës, zakonisht kanë tipare negative, shfaqin narcisizëm, zemërim dhe tiparin e ankthit. Por një perspektive tjetër është se edhe personat, të cilët peshojnë dhunën në vendin e punës, kanë tendencë për të pasur vetërespekt dhe vetëvlerësim të ulët.
Përveç personalitetit, një ndër faktorët që ndikojnë në workplace-bullying janë dhe kushtet të cilat shkaktojnë agresionin. Për shembull: pasiguria në punë, autonomia e ulët dhe ngarkesa e lartë, të cilat sipas studiuesve janë të lidhura me të qenit abuzuesi ose viktima e ngacmimit në vendin e punës.
CILAT JANË SHKAQET E BULIZMIT NË AMBIENTIN E PUNËS?
• Konflikti mbi çështjet;
• konfliktet e personalizuara;
• degë të agresivitetit;
• bulizmi në vendin e punës;
• përjashtimi nga puna
Forma e mësipërme ilustron fazat e ndryshme, të cilat përfshihen në procesin e ngacmimit në ambientin e punës.
CILAT JANË PASOJAT E BULIZMIT NË AMBIENTIN E PUNËS?
Ngacmimi në vendin e punës ka pasoja të qarta, të rëndësishme dhe negative jo vetëm për punonjësit, por edhe për organizatat dhe shoqërinë e gjerë. Më poshtë, kemi tre kategori të mëdha:
Njerëzore – Ka pasoja nga ana shëndetësore, por edhe nga aspekti i mirëqenies. Më tepër, njerëzit, të cilët peshojnë bulizmin në vendin e punës, raportojnë probleme fiziologjike (pagjumësi, ankesa muskulare) dhe rritje në shqetësimet psikologjike (duke përfshirë ankthin, depresionin dhe emocione negative).
Organizative – Institucioni i punës ka gjithashtu kosto për shkak të workplace-bullying. Është normale që viktima do mungojë për shkak të sëmundjes fiziologjike ose psikologjike, por edhe nëse nuk mungon, puna e tij do të jetë jo produktive.
Përhapja ose kalimi i kufijve të punës – Përvojat negative të një individi mund të ndikojnë negativisht te një individ tjetër. Quhet një fenomen ndërindividual, sepse përvoja negative e një individi në ambientin e punës mund të ndikojë në angazhimet e po të njëjtit individ me anëtarë të tjerë të familjes.
Bulizmi në ambientin e punës mbizotëron nw sektorin privat ashtu si te sektori publik, ndërmjet gjinisë femërore dhe mashkullore, ndërmjet menaxherëvë dhe punëtorëve. Është një fenomen, i cili ekziston në mbarë botën, i cili do të mund të eliminohet me disa rekomandime praktike:
• Trajnime të cilat mund të rrisin ndërgjegjësimin e punonjësve, t’ju sigurojnë atyre aftësi për t’u përballuar me “abuzuesin” dhe për të reduktuar mundësinë e bulizmit.
• Organizatat duhet të forcojnë një kulturë pozitive për të eliminuar faktorët që nxisin agresionin në vendin e punës (P.sh. mbingarkesës së punës).
• Trajnim për menaxherët, për të siguruar që ata janë të drejtë dhe mbështetës me qëllim që të shuhen gjasat e bulizmit dhe punonjësit të kenë mundësinë të raportojnë.
• Prania e një psikologu si pjesë e stafit, i cili ofron këshillim te stafi i organizatës me qëllim të eliminohen bulizmi dhe për të ekzistuar një klime pozitive ndërmjet punonjësve në ambientin të punës.