Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Shëngjin, ku një i riu u mbyt tragjikisht.
Burimet bënë me dije se 34-vjeçari nga Ferizaj po notonte tek Rana e Hedhun në Shëngjin, ndërkohë që ka qenë një gropë në det ajo që i ka marrë jetën.
Bashkë me të ka qenë edhe një shok i tij, i cili është munduar që ta shpëtojë. Tragjike ishte fakti se gjithë skena është parë nga bregu edhe vëllai i 34-vjeçarit.