Kthimi nga festa e fejesës së dy të rinjve u shndërrua në një tragjedi për ta dhe 2 persona te tjerë të cilët humben jetën si pasojë e një aksidenti pak pas mesnatës.
Rreth orës 00:15 në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot 2 automjete në një prej të cilëve drejtuesi udhëtonte i vetëm ndërsa në tjetrën udhëtonin 4 persona, u përplasën me njëri-tjetrin pranë fshatit Gramzë.
Goditja e fuqishme e 2 mjeteve i mori jetën 2 drejtuesve të tyre 39 vjeçarit Alfred Dika dhe 30 vjecarit Artan Alushi në makinën e të cilit ishin edhe 3 persona të tjerë.
Të njëjtin fat tragjik patën edhe 2 pasagjerët e tjerë që udhëtonin në mjetin e Alushit, 20 vjeçari Shkumbin Brati dhe Almenia Karaj, 16 vjeç të cilët nuk i mbijetuan goditjeve të forta që morën dhe humbën jetën.
Ndërsa pasagjerja tjetër që udhëtonte po në këtë mjet 34 vjecarja R.H, ndërroi jetën në spitalin e Traumës, ku nuk mundi t’i rezitojë plagëve të marra.
Dy të rinjtë Shkumbin Brati dhe Almenia Karaj sapo kishin celebruar fejesën e tyre dhe ktheheshin nga festa në makinën që drejtohej nga Artan Alushi. Por një aksident tragjik do ndërpriste në mes lumturinë e çiftit të ri dhe 2 personave të tjerë.
Paraprakisht shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë dyshohet të jenë shkaqet e aksidentit fatal që shenoi 5 viktima në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot një segment problematik ku ndër vite, të shumta kanë qenë aksidentet fatale me viktima.