Detaje/ U gjet i mbytur në rezervuar nga xhaxhai i tij, i mituri kishte shkuar për t’u larë por…

0
Gjigandi

Ngjarje e rëndë ishte ajo që ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Vrap, pasi një 17-vjeçar u gjet i mbytur nga xhaxhi i tij në rezervuar.

Mësohet se i mituri ka shkuar për t’u larë, por nuk ka ditur mirë not dhe si pasojë është mbytur. Ndërkohë në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 19:15, në rezervuarin e fshatit Vrap, është gjetur i mbytur, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, nga xhaxhai i tij, një 17-vjeçar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu