Detaje nga vrasja në Paskuqan/ Dan Hutra vrau ish-gruan në 2007 dhe përdhunoi kunatën

0
Gjigandi

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur në Paskuqan.

Bëhet me dije se rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja  e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Por Hutra është një person me precedent të theksuar kriminal.

Në vitin 2007 ai ka vrarë gruan e tij, Dafina Havaljas, 22 vjeçe, nga Klosi. Ndërsa në vitin 2003 mori peng nënën dhe kunatën dhe përdhunoi kunatën tjetër.

RonaTyra

Ndërkohë së fundmi ka qenë i dënuar për dhunë në familje dhe është lënë i lirë në 16 shkurt të këtij viti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu