Deshtimi i negociatave/ Salianji: Mesazhi i Europes i qarte, me Ramen e kane mbyllur! – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka komentuar vendimin e Këshillit të Evropës, i cili bllokoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai thekson se tashmë mesazhi është i qartë për qytetarët shqiptarë, pasi sipas tij, Europa i  kanë mbyllur “llogaritë” me kryeministrin Rama.     Postimi i Salianjit:   Mesazhi i Europës i drejtohet shqiptarëve, me Ramën e kanë mbyllur as e dëgjojnë as i dëgjon më!Mesazhi i përsëritur që japin vendet e Bashkimit Europian me moshapjen e negociatave është një mesazh që i drejtohet qytetarêve shqiptarë. “Popujt nuk kanë faj” tha presidenti Macron duke bërë përgjegjës drejtpërdrejt qeverinë. Shumica e vendeve të BE ishin kundër hapjes në negociatave me Shqipërinë për shkak të keqqeverisjes, mundesa e sundimit të ligjit, mosndeshkueshmeria, mungesa e institucioneve, ilegjitimiteti i zgjedhjeve, favorizimi i krimit të organizuar, numri i lartë i azilantëve ekonomikë etj janë problemet me të cilat qeveria duhet të shkëputet dhe më pas të përballet.       Prej vitesh vendet e BE po flasin me të vetmin mekanizëm që kanë në dorë, në mënyre te drejtperdrejte diku dhe diku me gjuhe diplomatike po i japin mesazh qytetarëve që të ndërrojnë qeverinë. Europinatët e duan Shqipërinë dhe qytetaret e saj por jo qeverinë!       Duhet theksuar që Rama po refuzohet nga qeveritë e majta si qeveritë e Spanjës, Danimarkês, Francës etj, mbështetja për shqiptarët ka ardhur ka partitë simotra të PDSh falë lobimit, kontakteve dhe qëndrimit të PD se hapja e negociatave do ta kushtëzonte më shumë qeverinë nëpërmjet monitorimit

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu