Dëshmia e Nuredin Dumanit trondit opinion publik në Shqipëri, tregon për vrasjen e nënës që kërko…

0
Dëshmia e Nuredin Dumanit trondit opinion publik në Shqipëri, tregon për vrasjen e nënës që kërko…
Gjigandi

Dëshmia e Nuredin Dumanit, një nga personat më të kërkuar i arrestuar së fundmi nga policia, ka zbardhur krime mjaft të rënda dhe nga më të dhunshmet të ndodhura prej vitesh në Shqipëri.

Fatmira Dedaj u vra në 2013 në Durrës, sepse kërkonte drejtësi për djalin e saj, i cili ishte vrarë një vit para saj.

Dumani ka treguar me detaje se porositës i këtij krimi ishte Festim Qoli.

“Gjatë diskutimit Festim Qoli më tha: po më ngushton nëna e Ervis Dedes. Kjo pasi po interesohej vazhdimisht në Prokurori për vrasjen e djalit dhe ajo akuzonte direkt Festimin”, ka rrëfyer Dumani.

40 mijë euro i kishte ofruar Festim Qoli për këtë vrasje.

RonaTyra

Pas kësaj Dumani ka shkuar në Elbasan dhe ka marrë konfirmimin nga Talo Çela se do ta kryente vrasjen.

Festim Qoli ka kërkuar nga Dumani që vrasja të dukej si grabitje dhe në këtë plan kanë marrë pjesa 4 persona.

“Për çdo lëvizje që bënte Fatmira unë flisja më të vëllain e Festimit, Petritin të cilin e informoja për çdo lëvizje por jo për planin. Petriti merret me biznes”, lexohet në dëshminë e të penduarit të drejtësisë.

Pas disa ditësh ndjekjeje u vendos që Fatmira Dedaj të vritej në garazhin e pallatit.

“Ajo ishte e shtirë pa ndjenja nga goditjet e tij me grushte dhe shqelma. Ai i drejtoi thikën dhe më duket se e goditi në qafë. Unë nuk mund ta shikoja dot. Kështu donte dhe Festimi që të ndodhte, pasi donte të dukej jo si vrasje por si grabitje. Talo më pas i grabiti çantën, nuk e di se çfarë kishte brenda se kam parë”, vijon rrëfimi i Dumanit.

Dumani në dëshmi thotë se kjo vrasje e kishte rënduar. Pavarësisht kësaj, disa ditë me vonë ai ka takuar Petrit Qolin i cili i ka dhënë paratë. Ndërsa me Festim Qolin janë bërë vëllezër gjaku.

“Më ka falënderuar për vrasjen dhe më pas kemi prerë gishtat së bashku, jemi bërë vëllezër gjaku. Të shtëpisë time dhe të atij e dinë që jemi vëllezër gjaku”, thuhet më tej në dëshmi.

Nuredin Dumani në këtë dëshmi konfirmon se djalin e Fatmira Dedajt, Ervisin e kishin vrarë Henrik Hoxha dhe Festimi Qoli. Motiv ishin konfliktet që kishin në bizneset e përbashkëta. /Euronews Albania/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu