TIRANË- Për pak sa nuk ka shkaktuar tragjedi njerëzore rënia e një depozite uji në Tiranë.
Depozita ka rënë nga taraca e pallatit dhe ka dëmtuar tre makina që ndodheshin të parkuara poshtë.
Fatmirësisht nuk raportohet asnjë qytetar i lënduar.
Tirana dhe gjithë qytetet e Shqipërisë dallojnë për numrin e lartë të depozitave të ujit mbi pallate.