PD, përmes zëdhënëses Ina Zhupa, denoncon se kompania që operonte në Landfillin e Sharrës ku u vra Ardit Gjoklaj është rilicensuar sërish, këtë herë për të ushtruar aktivitet në Elbasan. “Lincesohet përsëri nga qeveria Rama, kompania që menaxhonte landfillin e Sharrës me bekimin e Veliaj dhe ku u vra Ardit Gjoklaj dhe skllavëroheshin punëtorët e kompanisë ! Ne muajin Prill 2019 , Ministria e Mjedisit dhe Turizimit e drejtuar nga Blendi Klosi , nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mjedisit kanë licensuar kompaninë Alb Tech Plast sh.p.k me pronar z. Edurim Teqja për të vazhduar në Elbasan ushtrimin e aktivitetit në fushën e mbetjeve plastike dhe llojeve të tyre.” shkruan Ina Zhupa në një postim në facebook. Postimi i plotë: Lincesohet përsëri nga qeveria Rama, kompania që menaxhonte landfillin e Sharrës me bekimin e Veliaj dhe ku u vra Ardit Gjoklaj dhe skllavëroheshin punëtorët e kompanisë ! Ne muajin Prill 2019 , Ministria e Mjedisit dhe Turizimit e drejtuar nga Blendi Klosi , nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mjedisit kanë licensuar kompaninë Alb Tech Plast sh.p.k me pronar z. Edurim Teqja për të vazhduar në Elbasan ushtrimin e aktivitetit në fushën e mbetjeve plastike dhe llojeve të tyre. “ Alb Tech Plast sh.p.k” është kompania “3R sh.p.k” e cila ka kryer ndryshim emri me 17 Maj 2018 dhe zotërohet nga z. Edurim Teqja, në vitin 2016 kjo kompani u kontraktua nga Veliaj, Bashkia Tiranë për kryer diferencimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës jashtë cdo kushti dhe parametri teknik . Në investigimet e medias doli qartë që në Landfill shfrytezoheshin shumë persona, burra , gra dhe femijë jashtë kushteve të sigurusë në punë , pa sigurime shoqerore. Po ashtu ngjarja më e rëndë ndodhi 7 Gusht 2016 Ardit Gjoklaj u vra në ambjentet e Landfillit nga ekskavatori i kompanisë 3R sh.p.k . Shteti jo vetëm që nuk ndërmori masa për shkeljet e evidentuara por sot e ka lincensuar përsëri në të njëjten fushë veprimatrie. Sa më shumë të abuzosh, të vrasësh, të skllavërosh njerëzit aq më të lehtë e ke të bësh biznes me rilindjen. Ky është modeli i biznesit që promovojnë, ndërsa biznesi i ndershëm po mbyllet çdo ditë.