Dënohet me 500 euro gjobë ish-kryetari i Komunës së Deçanit, kjo është arsyeja

0
Dënohet me 500 euro gjobë ish-kryetari i Komunës së Deçanit, kjo është arsyeja
Gjigandi

Ish-kryetari i Komunës së Deçanit Nazmi Selmanaj, është dënuar me 500 euro gjobë për mos raportim të pasurisë.

Aktgjykimi në fjalë u shpall të enjten nga gjykatësi Adnan Kamberi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Selmanaj po akuzohet se në cilësinë e ish-këshilltarit të Zëvendës Kryeministrit të Republikës së Kosovës si zyrtar i lartë publik, ka qenë i detyruar që të bëjë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit për periudhën 1 janar deri me 31 dhjetor 2020, mirëpo i njëjti nuk e ka bërë në afatin e paraparë.

Sipas këtij aktgjykimi, dënimin e shqiptuar me gjobë i akuzuari obligohet ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Selmanaj obligohet që të paguajë edhe shpenzimet procedurale dhe atë shumën prej 30 euro në emër të paushallit gjyqësorë dhe 30 euro tjera për fondin e kompensimit të viktimave të krimit.

RonaTyra

Kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh pas pranimit të aktgjykimit me shkrim.

Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur më 11 maj të këtij viti, i akuzuari Selmanaj ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 11 shkurt 2022 ka ngritur aktakuzë kundër Nazmi Selmanaj të cilin e ngarkon me veprën penale “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Selmanaj në cilësinë e ish-këshilltarit të Zëvendës Kryeministrit të Republikës së Kosovës, i kualifikuar si zyrtar i lartë publik i njëjti ka vepruar në kundërshtim me nenin 8 paragrafi 1 të Ligjit 04/L-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollon e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë.

Sipas aktakuzë, Selmnaj ka qenë i detyruar që ta deklarojë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit përmes formularit për deklarimin e pasurisë, për periudhën 1 janar deri në 31 dhjetor të vitit 2020, mirëpo i njëjti edhe pse ka qenë i informuar brenda afatit ligjor të njëjtin nuk e ka bërë në afatin e paraparë, me arsyetimin se i njëjti ka menduar se e ka përfunduar këtë obligim.

Me këtë, Selmanaj po akuzohet se ka kryer veprën penale “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së), vepër kjo e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu