Pse QKUK-ja mbeti pa jod e penj kirurgjikë për tri javë?

0
Pse QKUK-ja mbeti pa jod e penj kirurgjikë për tri javë?
Gjigandi

ShSKUK-ja, pas tre javësh mungesë, ka arritur që të furnizojë QKUK-në me penj kirurgjikë dhe jod.

QKUK-ja u përball me mungesë të penjve kirurgjikë, pasi lënda për këtë tender kishte mbetur i bllokuar në ShP për një vjet dhe ShSKUK-ja tek dje ka arritur të kryejë blerje emergjente.

Ndërkaq mungesa e jodit kishte ndodhur për shkak se operatori ekonomik nuk kishte arritur të sillte sasinë e duhur siç parashihej në kontratën e bërë me ShSKUK dhe tek dje QKUK-ja arriti të furnizohej me këtë produkt.

Në barnatoret e vendit penjtë kirurgjikë kushtojnë dy euro ndërkaq jodi 1 euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu