Latif Demolli, gjyqtar ndërkombëtar i boksit dhe zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, është i pikëlluar dhe me një mesazh prekës që humbi shokun, Jeton Nebihun, kryetar i Federatës së Badmintonit të Kosovës.
Nebihu njihet si kontribuues i madh i sportit, sidomos edhe i sportit shkollor dhe në kohën e okupimit ka punuar edhe si gazetar sportiv në gazetën e përdyjavshme “Sport Plus”.
“Lajmi i hidhur për shokun tonë, u prehsh ne paqe miku im i çmuar Jeton Nebihu.
Ngushëllime familjes Nebihu”, shkruan Demolli.