Sipas L’Equipe, Ousmane Dembele nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona, edhe nëse kërkohet nga Juventus.
Anësori 23 vjeçar ka bërë një transferim masiv prej 125 milionë euro nga Borussia Dortmund në verën e vitit 2017, por asnjëherë nuk ka gjetur formën e tij më të mirë, duke u ballafaquar me shumë lëndime.
Dembele është përmendur si pjesë e mundshme e marrëveshjes së shkëmbimit me Miralem Pjanicin e Juventus, pasi Arthur refuzoi një gjë të tillë.
Por, është tani L’Equipe që raporton se agjenti i Dembele nuk sheh ndonjë largim të klientit të tij nga Barcelona.
Pas Arthur, Dembele do të jetë lojtari i dytë që refuzon Juventusin.