Demalia: Zgjedhja e presidentit qesharake, vetëm jep dekorata, Rama do ta kapë këtë institucion

0
Demalia: Zgjedhja e presidentit qesharake, vetëm jep dekorata, Rama do ta kapë këtë institucion
Gjigandi

Në një intervistë për Ora News, analisti Ilir Demalia u shpreh se çështja për zgjedhjen e presidentit është komike dhe tragjike sepse PS-ja do ta okupojë këtë institucion.

Ai tha se Rama momentalisht nuk e kontrollon presidentin, por është një kukull që do të vendoset aty dhe do të japë dekorata.

Demalia: Çështja për zgjedhjen e presidentit është komike dhe tragjike sepse PS-ja do ta okupojë ashtu sikurse ka bërë me gjithë institucionet e tjera. Presidenti jep dekorata dhe nuk ka funksion real, ndërsa i janë mbaruar edhe dekorata tashmë. Procesi në PS është qesharak me mënyrën e Edi Ramës. E gjithë qeveria e Ramës ka qenë një spektakël. Në PS ka një doktrinë ideologjike që ushtron pushtetin në mënyrë të centralizuar.

Rama momentalisht nuk e kontrollon presidentin, por është një kukull që do të vendoset aty dhe do të japë dekorata, ku janë dekoruar pa fund njerëz në mënyrë abuzive mjeshtër i madh. Jepen emra dhe kemi deri njerëz që vetë deklarohen si kandidatë gjë e cila nuk ndodh askund. Këta thonë kur u bë Meta dhe Nishani pse të mos bëhen ata.

Demalia u shpreh se me gjithë ata që ka Rama, Meta ka vepruar për të shpëtuar lëkurën e tij dhe se ai është një njeri totalisht i izoluar nga diplomatët e huaj

RonaTyra

Demalia: Ilir Meta nuk ka se si sillet normal. Me gjithë ata që ka Rama, Meta ka vepruar për të shpëtuar lëkurën e tij. Ai është një njeri totalisht i izoluar nga diplomatët e huaj që e përjashtojnë. E ka ulur stekën e presidentit shumë duke bërë veprime shumë folklorike dhe duke u hequr si patriot i madh. Ai nuk i ka bërë asgjë, përpos atyre lojërave me gjykata. Po Rama tallet me të dhe me opozitën në parlament.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu