Delegacioni i PE-së pritet të vizitojë Tiranën në mbështetje të procesit të zgjerimit

0
Delegacioni i PE-së pritet të vizitojë Tiranën në mbështetje të procesit të zgjerimit
Gjigandi

Një delegacion i përbërë nga shtatë anëtarë të Parlamentit Evropian do të vizitojë Tiranën javën që vjen.

Sipas një njoftimi të PE-së, vizita e delegacionit ka për qëllim të shpreh mbështetjen për çuarjen përpara të procesit të zgjerimit dhe për të vlerësuar reformat në Shqipëri.

Euro-deputetët pritet të rikonfirmojnë gatishmërinë e Shqipërisë për të nisur negociatat e anëtarësimit.

Gjithashtu, gjatë vizitës do të trajtohen çështjet e vëna në dukje në raport/rezolutën mbi Shqipërinë që Parlamenti Evropian miratoi në seancën e 19 majit.

Në draftin në fjalë, që trajton progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit, Parlamenti Evropian vlerëson se vendi ynë i ka plotësuar kushtet e nevojshme për të nisur zyrtarisht negociatat e anëtarësimit.

RonaTyra

Delegacioni, i udhëhequr nga David McAllister do të takojë liderët politikë të vendit, përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu