Banka Botërore ka publikuar ditën e sotme raportin ‘Doing Business’ (Të të bërit biznes) për vitin e fundit, i cili përfshin ekonomitë e 190 vendeve të botës. Në raportin e këtij viti Shqipëria renditet në vendin e 82 duke humbur 19 pozicione nga një vit më parë. Shifra këto që tregojnë një përkeqësim të të bërit biznes në Shqipëri vetëm në harkun e një viti. Lista e Bankës Botërore kryesohet nga Zelanda e Re dhe pasohet nga Singapori dhe Hong Kongu. Në fund të listës, ndërkohë janë Somalia, Eritrea dhe Venezuela. Në këtë renditje, Kosova renditet në vendin e 57.