Thomas Strakosha ka dhënë një intervistë të gjatë për Lazio Style. Ai ka folur dhe për rikthimin e futbollit në Itali, ndërsa nuk mungojnë as entuziazmi për diçka të tillë. “Sa bukur të rikthehesh në stërvitje.
“Jemi të karikuar. Kanë kaluar javë të vështira. Duam të rikthehemi, por pa vendosur në rrezik asnjë. Ishte kënaqësi të rikthehesh a Formello. Nuk ishte lehtë të qëndroje në shtëpi këto javë aq më tepër për ne futbollistët, por as për njerëzit e tjerë.
“E kam kaluar kohën duke parë filma dhe seriale. Fatmirësisht kam patur pranë familjen time. Lazio? Ne jemi të karikuar, duam të rikthehemi. Të luajmë pa tifozë, nëse vendosët diçka e tillë, nuk do të jetë aspak e bukur, por është moment i vështirë për të gjithë botën.
“Ne te Lazio jemi pak a shumë si Avengers. Radu është si Hulk, Thor është si Averbi, Capitan America është Lulic, Iron Man është Luis Alberto, ndërsa Occhio është Marusic. Unë? Beh, unë jam Spiderman”, – tha Strakosha.